Ndryshimet e ligjit për shërbim në Armatë kaluan në seancë qeveritare

Ndryshimet e ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë Veriore ka kaluar në seancën e Qeverisë së RMV-së, njofton Portalb.mk.

Propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend.

Siç njoftojnë nga Qeveria, me ndryshime ligjore:

  • parashihet zgjerimi dhe risaktësimi i detyrave të cilat konsiderohen si detyra në ushtrimin e shërbimit në Armatë, në pajtim me nevojat dhe kërkesat e NATO-s , me të cilat rregullohet se si shërbim në Armatë vlerësohet edhe pjesëmarrja në operacionet ndërkombëtare, misionet dhe operacionet në Organizatës të Marrëveshjes veriatlantike – NATO.
  • rregullohet edhe e drejta e stazhit të sigurimit me rritjen e kohëzgjatjes për personelin e përgjithshëm aktiv ushtarak dhe civil i shërbimit të Armatës, si dhe mundësia për t’u dhënë bursa kuadrove për specializime kritike për nevojat e Armatës për të cilat ka mungesë.
  • vazhdohet kohëzgjatja e marrëveshjes të cilin Ministria e Mbrojtjes e lidh me ushtarët profesional, prej tre në katër vjet, për shkak sigurimit të plotësimit të komandave dhe njësive të Armatës, në pajtim me nevojat për menaxhimin e personelit, si dhe sigurimin e udhëheqjes optimale në karrierë gjatë ushtrimit të shërbimit në Armatë, me rregullimin e mënyrës së vlerësimit të personelit aktiv ushtarak dhe civil në shërbimin e Armatës, në pajtim me rregulloret e NATO-s për rregullimin e oficerëve dhe nënoficerëve në akt më të lartë të drejtpërdrejtë në pajtim me standardet e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button