Financial Times: Gabim historik vendimi i Francës

Jehona e samitit të Këshillit Evropian të 17 dhe 18 tetorit duket se do të vazhdojë gjatë për shkak të vendimit të Francës për të mos pranuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një editorial të prestigjiozes “Financial Times” qëndrimi i Francës shihet si gabim historik, transmeton Klan.

“Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë fuqi gjeopolitike”.

“Financial Times” nuk i kursen kritikat për Macron për minim të besimit në premtimet e tij dhe destabilizim të Ballkanit në një kohë kur pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

“Të dy vendet e Ballkanit kanë përshkuar një gjatësi të jashtëzakonshme për të arritur në këtë pikë. Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare”.

Sipas gazetës, ky bllokim i zgjerimit nga Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme në marrëdhëniet me fqinjët, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe vende si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

“Nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e rreptë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më pas kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe ndezin ndjenjën antishqiptare në të gjithë rajonin, Ballkani mund të shkojë përsëri në ditët e errëta”.

Sugjerimi i “Financial Times” është se Unioni duhet të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe më pas të reformojë vetveten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button