Mogerini: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës është gabim historik

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së në largim, Federika Mogerini, vlerësoi se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është vetëm shans i humbur, por edhe gabim historik, transmeton Portalb.mk.

Duke i grumbulluar rezultatet e takimeve të javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Mogerini në shkrimin e saj të titulluar “Dy vendime, një gabim”, thekson se shefat e shteteve dhe qeverive e prolonguan vendimin për negociata edhe krahas progresit të jashtëzakonshëm të cilin e arritën të dyja vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Ky është shans më se i humbur, ky është gabim historik që shpresoj se së shpejti do të përmirësohet”, thotë Mogerini.

Për dallim të “gabimit” drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Mogerini si të mira i vlerëson vendimet e liderëve evropianë për Bregzitin dhe për intervenimin ushtarak turk në Siri.

Përndryshe, RMV-ja dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Kjo është shtyrë për në maj të 2020-s, ndërkaq, në konferencë për media, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Task dhe presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker kanë vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button