Tender i ri për autostradën Shkup – Bllacë për shkak se oferta ë parë kishte çmim shumë të lartë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore e anuloi tenderin për përzgjedhje të kontraktuesit që do të ndërtojë fazën e parë të autostradës Shkup-Bllacë. Tender i dytë do të shpallet në ditët në vijim për ndërtimin e 2 km të parë të rrugës së përgjithshme prej 12.5 km, njofton Meta.mk.

“Deri në fund të afatit për dorëzim të ofertave ka pas vetëm një ofertë që e tejkalon buxhetin e parashikuar për këtë prokurim publik”, thonë ata për “Meta.mk” nga NP për rrugë shtetërore.

Kjo kompani u përpoq gjatë shtatorit përmes zgjatjes së afatit për dorëzim të ofertave për të tërhequr më shumë kompani ndërtimore që dëshironin të ndërtojnë fazën e parë dhe të paraqesin çmime më konkurruese, por përpjekja dështoi.

Tenderi i dytë duhet të sigurojë një kompani për ndërtimin e autostradës në segmentin nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë, ashtu që ndërtimi i seksionit duhet  fillojë deri në fillim të vitit 2020. Faza e parë e kësaj autostradë është planifikuar të përfundojë brenda 18 muajsh.

Në periudhën prill – qershor të vitit të ardhshëm do të përgatitet dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të autostradës, pas së cilës do të shpallet tender për ndërtimin e tij.

PE për Rrugët e Shtetit shpreson që vitin e ardhshëm ata do të sigurojnë vazhdimësi në ndërtimin e dy fazave të gjithë shtrirjes së autostradës Shkup – Bllacë. Sipas vlerësimeve të qeverisë, projekti me vlerë rreth 110 milion euro do të përfundojë në vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button