Messi fiton “Këpucën e Artë” (VIDEO)

Lionel Messi merr “Këpucën e Artë”, çmimi i rradhës në karrierën e tij mbresëlënëse. Çmimi i është dorëzuar yllit argjentinas gjatë ditës së sotme dhe i takon sezonit 2011-2012 ku shënoi plot 50 gola, transmeton Albeu.

Argjentinasi i Barcelonës u pa shumë i lumtur gjatë tërheqjes së çmimit por nuk harron t’ia dedikojë atë shokëve të skuadrës.

“Ky çmim i takon të gjithë grupit të Barcelonës.Pa shokët e mi nuk do ti kisha shënuar këto gola”, deklaroi Leo Messi.

Tre herë fituesit të “Topit të Artë” iu dorëzua çmimi nga sulmuesi uruguajan i Liverpool, Luis Suarez. 

“Këpucën e Artë” të parë Messi e fitoi në vitin 2010 ku shënoi 34 gola, ndërsa çmimi i sotëm është një sinjal i fortë edhe për rivalët e “Topit të Artë”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button