Shqiptarja Neziri shpallet atletja më e mirë në Finlandë

Atletja me origjinë shqiptare Nooralotta Neziri është shpallur atletja më e mirë e vitit në Finlandë. Neziri 19-vjeçare ishte befasuar edhe vetë që në një moshë kaq të re arriti kulmin në shtetin e saj. Ajo është specialiste e vrapimit 100 metra me pengesa.

“Unë e kam ditur se një ditë do të arrija këtu, por nuk e kam pritur që ajo ditë të vinte aq shpejt. Jam shumë e gëzuar që kam marrë këtë çmim. Jam krenare dhe më jep shumë motivim për stinorin e radhës”, ka thënë Neziri për gazetën. 

Ajo e ka babanë shqiptar nga Maqedonia dhe nënën finlandeze. Vlerësohet ndër shpresat më të mëdha të atletikës në Finlandë. Neziri këtë vit vendosi rekord të Finlandës në vrapim 100 metra me pengesa, duke arritur kohë 13:10 sekonda./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button