Tetovë, asfaltohet rrethi në qendër

Sot ka filluar vendosja e shtresës së parë të asfaltit në rrethin në qendër të qytetit të Tetovës. Që nga fillimi i ndërtimit të këtij rrethi punimet janë zhvilluar me një dinamikë të përshpejtuar, thonë nga komuna e Tetovës.

“Ky rreth në formë elipse ndërtohet në kuadër të investime infrastrukturore të komunës së Tetovë dhe kap një gjatësi prej 60 metra dhe gjerësi 25 metra. Sipas projektit rrethi do të përfshijë ndërtimin edhe të një fontane me sipërfaqe prej 500 metra katror” shprehen nga Komuna e Tetovës.

Gjithashtu, projekti i rrethit në ndërtim e sipër parasheh edhe shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe vendosjen e ulëseve për qytetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button