Femra, kujdes nga xhelozia, ju bën të paafta!

Sa më shumë xheloze ndjehen femrat, aq më të paafta janë për të parë një imazh të bukur dhe jo vetëm kaq. Kjo ndodh pasi xhelozia mund t’u errësojë pamjen që u shfaqet përpara syve.

Pikërisht kështu, kur xhelozia bëhet pjesë e një lidhje dashurie, partneret janë më të prekura dhe vuajnë pasojat. Sipas një studimi të fundit të një universiteti amerikan, kur femrat bëhen xheloze, humbasin aftësinë për t’u përqendruar tek gjërat e tjera, si pasojë e emocioneve.

Përgjithësisht është e njohur prej kohësh arsyeja që emocionet e shfaqura nga lidhjet influencojnë në shëndetin fizik dhe mendor, kryesisht tek gjinia femërore. Por vetëm tani shkencëtarët kanë arritur të demonstrojnë që emocionet kanë influencë të drejtpërdrejtë tek gjërat që ne shohim.

Pas studimit të kryer rezultoi se shumë femra nuk ndjeheshin mirë kur shikonin që partnerët e tyre komentonin për gratë e tjera.

Ndërkohë që kjo pjesë e femrave, të cilat ishin xheloze për këto arsye dhe ishin të mbingarkuara nga emocione të tilla, nuk ishin në gjendje të identifikonin peizazhet që i shfaqeshin përpara nga studiuesit për t’u komentuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button