Ronela: ‘Flori Mumajesi më ka bërë të vuaj’

Ronela ka rrëfyer për vuajtjet që i ka shkaktuar lidhja me Flori Mumajesi, e më pas ndarja.
Këngëtarja Ronela Hajati ka deklaruar në bisedën me dr.Florin, mbrëmjen e së mërkurës në spektaklin ‘Vip Shpija’ se ka qenë e lidhur me Flori Mumajesin dhe se ka vuajtur shumë.

Ronela i ka rrëfyer Dr. Florit edhe për vuajtjet që ka shkaktuar kjo lidhje e më pas ndarja. Nuk dihet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse Ronela ka zgjedhur këtë reality për të rrëfyer një sekret të jetës së saj.

Siç dihet, pak vite më parë Ronela Hajati filloi të bashkëpunojë me studion e Flori Mumajesit, i cili në atë kohë i bëri edhe këngën ‘Harroje’, me të cilën Ronela konkurroi te ‘Kënga Magjike’ dhe bëri mjaft bujë, jo vetëm për këngën, por edhe për performancën.

Në ambientet artistike në atë kohë, thuhej se Flori dhe Ronela janë lidhur bashkë, por asnjëri nuk deklaroi asnjëherë diçka publikisht. Më pas, Ronela u largua nga studioja e Florit, duke bashkëpunuar me emra të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button