Hakerët maqedonas kthyen sulmin, sulmuan sajtin e presidentit shqiptar

Pasi një grup kosovar hakoi dje sajtin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, duke lënë porosinë se sulmi është në emër të popullit shqiptar, hakerët maqedonas e kthyen sulmin mbi faqën zyrtare të internetit të presidentit shqiptar, Bujar Nishani.

Grupi maqedonas i hakerëve i cili veten e quan “Piratët antik” arritën ta sulmojnë sajtin presidencial dhe të lënë porosi me simbolin e diellit. Ekipi teknik, megjithatë, arriti për pak kohë ta evitojë sulmin dhe t’i fshijë simbolet.

Atë që hakerët kosovarë e vendosën në faqën e presidentit të Maqedonisë ishte porosia: “Në emër të popullit shqiptar. Maqedonia është vetëm emër, trualli është shqiptar. Ne jemi mjaft të fuqishëm për t’i shkatërruar antimyslimanët. Në emër të Zotit! Zoti është një!”. Momentalisht funksionojnë sajtet e të dy presidentëve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button