Kryeministri Zaev dëshiron ta ulë çmimin e kartonit të gjelbër

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, sot në Kumanovë deklaroi se, dëshiron ta ulë çmimin e katronit të gjelbër, njofton Portalb.mk.

“Dëshirojmë ta ulim kartonin e gjelbër, dëshirojmë t’i thjeshtojmë taksat rrugore, që paguhen për rrugët, dëshirojmë ta racionalizojmë dhe thjeshtojmë regjistrimin e automjeteve dhe me atë t’i kursejmë qytetarët nga shpenzimet, t’ua kthejmë paratë qytetarëve”, tha Zaevi në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë”, që u mbajt në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button