Xi u bë presidenti i parë kinez që pas dy dekadash viziton Nepalin
Xi Jinping arriti sot në Nepal, duke u bërë kështu presidenti i parë i Kinës i cili viziton këtë shtet, pas më shumë se dy dekada, njofton REL.
Xi u mirëprit nga presidenti i Nepalit, Bidhaya Devi Bhandari dhe kryeministri K.P. Sharma Oli në aeroportin në Katmandu.
Lidhjet ekonomike dhe një traktat i ekstradimit pritet të jenë në agjendën e bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, tha një zëdhënës i Partisë Komuniste që është në pushtet në Nepal.
Këto dy shtete po ashtu pritet të nënshkruajnë një projekt për ndërtimin e një linje hekurudhore.
Policia tha se ka arrestuar 22 persona, përfshirë disa refugjatë tibetianë, me qëllim që të parandalojë ndonjë protestë gjatë vizitës së presidentit kinez.
Jiang Zemin kishte presidenti i fundit kinez që kishte qëndruar në Nepal më 1996.