Osmani: Jam optimist, por kemi rezerva të mëdha për shkak Francës

E pasigurt do të jetë deri në fund marrja e datës nga Bashkimi Evropian, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në emisionin “Detektor”, në vigjilje të Samitit të ardhshëm të shefave të shteteve më 17-18 tetor në Bruksel, përcjell Portalb.mk.

“Shumica e vendeve e kanë shprehur qëndrimin se do të mbështesin datën, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e përfshirë edhe Holandën. Megjithatë, presim që Franca të sjellë vendim. Akoma nuk kemi qëndrim nga Franca, kemi pozita të ndryshme për Francën dhe dilema lidhur me vendosjen e metodologjisë së re për negociata dhe kur ajo të vendosej, para ose pas fillimit të negociatave, kështu që, jam optimist por megjithatë me rezervë të madhe për shkak të pasigurisë që e imponon ky mosdefinim i pozitës së Francës deri në moment të fundit”, tha Osmani.

Duke i komentuar pritshmëritë e qytetarëve Osmani thotë se, e kupton rezervimin e tyre për shkak të përvojës së keqe kur bëhet fjalë për pritshmëritë për fillimin e negociatave.

“Ne për një kohë të gjatë jemi duke ecur mbi këtë rrugë dhe shumë herë kemi qenë të frustruar. Ne i kemi 10 rekomandime me radhë prej Komisionit Evropian për fillimin e negociatave të cilat i refuzon Këshilli, deri më tani për shkak të vetos greke, nga qershori për arsye të tjera. Ky është një prej vendimeve të BE-së që kërkon vendim me konsensus, gjegjësisht një vend të tregojë rezerva, procesi nuk mund të shkojë më tej”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button