Merkel do të takohet me Macronin, do të diskutohet edhe për datën e RMV-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të udhëtoj nesër drejt Parisit, në përpjekje për të bindur presidentin francez Emanuel Makron, që të jep dritë jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Agjencia shtetërore gjermane DPA shkruan se, takimin e nesërm mes dy liderëve evropian, diplomatët e konsiderojnë si gjasë të fundit për t’u bindur Parisi që ta ndryshojë qëndrimin për bllokim të fillimit të planifikuar të negociatave me dy vendet, transmeton Shenja. “Shpresojmë se Parisi edhe njëherë do të mendojë për pozitën e vet dhe se nuk do të lejojë të izolohet në Evropë për shkaqe të brendshme-politike”, citohet të ketë thënë një diplomat në Bruksel për agjencinë gjermane. Sipas tij, ai që tani do ta bllokojë procesin inkaudrues, do të jetë përgjegjës për destabilizimin e mundshëm të rajonit. Qeveria gjermane konsideron se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet që i ka kërkuar prej tyre KE-ja. Agjencia gjermane DPA thekson se bllokada do të jetë posaçërisht e hidhur për Maqedoninë e Veriut, e cila u dakordua për ndryshim të emrit për ta zhbllokuar procesin e integrimit në Union.

Gjermania nuk është e vetmja e cila nuk dakordohet me hapin francez, shkruan DPA dhe shton se qëndrimin e tillë e ndajnë edhe shumë vende të tjera anëtare të BE-së. Bundestagu gjerman më 26 shtator votoi pro hapjes së negociatave, me kushtin që garanca se kursi i reformave dhe rrumbullaksimi i reformave të nevojshme do të realizohen, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë, Holanda ka kërkuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen ndaras. Në diskutimin e Komitetit për çështje evropiane të parlamentit holandez, të mbajtur ditë më parë ka kërkuar që vlerësimi për dy vendet duhet të jetë ndaras, në bazë të arritjeve të tyre, megjithatë kanë thënë se nuk do të ketë veto bllokuese nga Holanda nëse vendet e tjera bien dakord.

Nga ana tjetër, Franca dëshiron të parashtrojë propozim për metodologji të re në procesin inkuadrues për anëtarësim në BE në takimin ministror në Luksemburg, me çka, për herë të tretë, mund të shtyhet vendimi për hapje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumica e vendeve të BE-së janë për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Të hënën është thirrur takim i ri i COREPER, si tentim për arritje të konsensusit para Këshillit ministror për punë të përgjithshme, i cili duhet të mblidhet të martën, më 15 tetor në Luksemburg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button