Zaevi beson që Remenski është e pafajshme në “Reket”, deri sa të dëshmohet pafajësia ajo do të përjashtohet

Kryeministri Zoran Zaev beson se nënkryetarja e Parlamentit Frosina Tashevska-Remenski është e pafajshme në çështjen “Reket” të cilin e hapi Prokuroria për malverzime me Aleancën ndërkombëtare të Bojan Jovanovski-Boki 13. Zaev tha se Remenski do të pezullohet përkohësisht nga të gjitha organet dhe trupat partiake, përkatësisht deri sa të vërtetohet pafajësia e saj në procesin gjyqësor, transmeton SDK.

“Partitë demokratike duke u nisur nga supozimi i pafajësisë marrin vendime për pezullim të përkohshëm. Remenski është anëtar i Bordit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së dhe nga ky këndvështrim pezullimi jep mundësi fuqia e sa partiake dhe politike të mos përdoret për të vërtetuar pafajësinë. Unë besoj në pafajësinë e saj, në prezumimin e pafajësisë, por unë jam unë, e kjo është që kjo duhet të dëshmohet në proces gjyqësor. Besoj se Frosina do ta dëshmojë pafajësinë e saj dhe atëherë dyert sërish do të jenë të hapura për t’u rikthyer në organet dhe trupat e partisë “, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Parlament  pas ndarjes së çmimeve të 11 Tetorit.

Prokuroria themelore për krim të organizuar dhe korrupsion më 8 tetor filloi hetim të ri, “Reket”, në të cilin Bojan Jovanovski-Boki 13 është i dyshuari i parë. Të dyshuar janë edhe  Remenski, babai i Boki 13, Mile Jovanovski, nënkryetarja e Aleancës ndërkombëtare Jasna Mandiq dhe asistentja e saj.

Gjykata urdhëroi pardje paraburgim shtëpiak për Mandiq, për shkak të rrezikut të arratisjes, shkatërrimit të provave, ndikimit mbi dëshmitarëve dhe baza tjera. Mandiq është akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash në vlerë prej 1 milion euro, që i dyshuari i parë Boki 13 i ka marrë nga dy biznesmenë, duke thënë se ai do t’i investojë në favor të tyre për të ndërtuar shtëpi për të moshuarit.

I dyshuari i parë, Bojan Jovanovski-Boki 13, dyshohet për vepër penale “Mashtrim” “Pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera që janë fituar nga vepra penale”. Personat tjerë dyshohet se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Mashtrim”, ndërsa tre prej tyre dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera që janë fituar nga vepra penale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button