Jennifer Lopez festoi njëvjetorin e lidhjes

Bukuroshja amerikane, Jennifer Lopez dhe Casper Smart, kanë festuar përvjetorin e tyre të parë të lidhjes, duke shkëmbyer mesazhe dashurie në Twitter.
Të dashuruarit shkëmbyen mesazhe romantike në rrjetin social gjatë të martës, për të shënuar njëvjetorin e lidhjes së tyre.

“Sot është dita jote, faleminderit që po e ndan buzëqeshjen tënde të bukur me mua cdo mëngjes”, ka theksuar J-Lo, kurse Casper ju përgjigj: “Urime përvjetorin e parë për njeriun më fantastik, më të mirë, më të ëmbël, më qesharak dhe më të bukur në botë. Të dua”.

Përkundër faktit se i kanë dështuar tri martesa, 43 vjecarja është shumë e lumtur me valltarin 25 vjec, me të cilin është lidhur pas ndarjes nga Marc Anthony./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button