Arrestohen tre liderë të opozitës ruse

Policia ruse ka arrestuar tre liderë të opozitës gjatë një proteste të paautorizuar në qendër të Moskës. Korrespondentët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se bëhet fjalë për Alexei Navalnyn dhe Ilya Yashinin.

Lideri i frontit majtist, Sergey Udaltsov, ka shkruar në Twitter-in e tij se edhe ai është arrestuar, transmeton REL.

Protesta e opozitës ishte organizuar në mbështetje të aktivistëve të arrestuar, përfshirë, Leonid Razvozzhayevin, i cili thotë se është rrëmbyer nga Ukraina dhe është sjellë me forcë në Moskë, në fillim të kësaj jave.

Mbështetësit e opozitës brohorisnin “turp” ndaj policisë, derisa autoritetet e rendit arrestonin Navalnyn dhe Yashinin. Protestuesit kanë vazhduar marshimin, me gjithë paralajmërimin e policisë për t’u shpërndarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button