Ndryshimi i orës, ja si ndikon në gjendjen psiqike

Gjatë mbrëmjes midis së shtunës dhe të dielës, rikthehet ora dimërore dhe të gjithë duhet të kthejmë një orë pas akrepat. Ndonëse do të flemë një orë më tepër në mëngjes, do të humbasim një orë dritë në periudhën dimërore.
 
Ndryshimi i orës duket se nuk ka shumë rëndësi për pjesën më të madhe të njerëzve, por, ekspozimi sa më pak në dritën natyrale ndikon në humorin tonë, për të cilin është mirë të kujdesemi.
 
Rikthimi i orës dimërore në fakt na bën të jemi më dembelë, të ndjehemi më të lodhur, nervozë dhe melankolikë.
 
Për këtë arsye është e këshillueshme një fundjavë relaksuese, e cila do të ndikojë pozitivisht në përballimin e një jave të re.
 
“Jemi gjithnjë e më shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve ambientale, që ashtu sikurse edhe ato atmosferike kanë një ndikim të konsiderueshëm tek gjithsecili prej nesh. Rikthimi i orës dimërore nga disa shihet si privimi i një ore gjumë gjë që është e vërtetë, por do të jetojmë një orë më tepër në errësirën e pasdites. Kjo ndikon në gjendjen emocionale të njerëzve dhe në të tilla raste shprehet me trishtim dhe dëshpërim”, shprehet një psikologe.
 
Por pavarësisht anëve negative dhe pozitive, jemi të detyruar të përshtatemi me ritmin e ri që sjell fillimi i kësaj vjeshte dhe t’i themi lamtumirë stinës plot jetë e gjallëri të verës.
 
Ndaj për këta arsye, ekspertja thekson që çdo njeri duhet të ambientohet dhe të përgatitet për ndryshimin e orarit, ku në të tilla raste këshillohet një fundjavë e qetë, për fillimin e një jave me orar të ri./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button