Demokracia e re reagon ndaj vendimit të djeshëm të PDSH-së

Demokracia e re reagoi ndaj lajmit të cilin PDSHe kumtoi dje, gjegjësisht ndaj prishjes së marrëveshjes së PDSH-së me LSDM-në, duke u shprehur se dje u lëshua porosia e radhës për subjektet politike shqiptare nga lideri i cili është i njohur për gafat dhe sjelljet jo parimore  në politikë.

“Në politikë janë të mirëpritura idetë, sugjerimet apo edhe këshillat sa herë që ato janë qëllim mira dhe vijnë nga njerëz të njohur për veprimet e tyre konstruktive, por asnjëri nuk i përfill dhe nuk ju kushton aspak rëndësi atyre sa herë që ato vijnë nga njerëz me mbamendje të shkurtër dhe logjikë të cekët politike sic ishte ajo dje e Menduh Thaçit”, thuhet në reagimin e Demokracisë së re.

“Në kohën kur qytetarët tanë me padurim presin unifikimin e faktorit politik shqiptar për të tejkaluar sa më lehtë sfidat me të cilat përballemi që të gjithë natyrisht u prit me shumë entuziazëm afrimi mes dy subjekteve politike opozitare shqiptare disa muaj me heret si një shpresë për një front të ri i cili do të mund ti vë në lëvizje porceset e ngecura mes partnerëve të koalicionit qeveritar. Por ajo për të cilën një pjesë e qytetarëve tanë ishin skeptik shumë shpejt edhe u vërtetua. Ai që parapëlqen të quhet lider i opozitës shqiptare e që në të vërtetë është shkaktari kryesor që në Maqedoni nuk ka opozitë shqiptare të konsoliduar prishi këtë nismë me pretekstin se subjekti tjetër ka kontakte me partinë më të madhe opozitare maqedonase – LSDM, parti kjo e cila qe shkaktare e ngjarjeve të Gostivarit”, thuhet më tutje në këtë reagim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button