RMV, mesazhet e kreut shtetëror për festën e 11 Tetorit

Kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar mesazhe dhe telegrame urimi për festën e sotme të 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, njofton Portalb.mk.

Stevo Pendarovski

“Në vitin 1941, kur pjesa më e madhe e Evropës dhe ne këtu ishim të okupuar nga fashizmi, luftëtarët e guximshëm të aradhave partizane në Prilep dhe Kumanovë i kanë sulmuar simbolet e armiqësive të lirisë. Të udhëhequr nga besimi në drejtësi, unitet dhe njerëzi, partizanët arritën ta bashkojnë dhe udhëheqin popullin në luftën antifashiste, çlirimtare. Në lëvizjen e rezistencës u përfshinë qytetarë nga çdo kategori etnike, fetare dhe sociale”, thuhet në fjalimin e presidentit, Stevo Pendarovski.

Falë unitetit të brendshëm të popullit dhe lidhjes së fuqishme të jashtme me vendet kyçe në aleancën antifashiste, thotë mes tjerash Pendarovski, ajo gjeneratë e famshme arriti të fitojë lirinë dhe shtetësinë e këtij vendi.

“Përmes pajtimit qytetar dhe solidaritetit të arrijmë unitet të brendshëm nëse dëshirojmë ta realizojmë qëllimin tonë strategjik – transformimin e Maqedonisë së Veriut në shtet përparimtar dhe me prosperitet – anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha Pendarovski.

Talat Xhaferi
Talat Xhaferi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

“Kjo është dita me të cilën shënohet fillimi i luftës vendimtare kundër fashizmit – të keqes më të madhe në histori, dhe fillimi i luftës vendimtare për liri dhe dinjitet, me çka është dhënë mbështetje dhe ndihmë për fitimin e të mirës mbi të keqen në Luftën e Dytë Botërore. Festa e sotme është ditë e rëndësishme në historinë e shtetit dhe unë uroj që gjithë ta shënojmë në mënyrë të denjë dhe në ambient të madh festiv”, thotë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi 

Luftërat e popujve ndryshojnë nëpër vite, mënyrat e luftës po ashtu ndryshojnë në përputhje me sfidat bashkëkohore që i sjell zhvillimi i shpejtë teknologjik.

“Mirëpo, një gjë mbetet e njëjtë përgjithmonë dhe kjo është që kurrë mos harrojmë të jemi në anën e vërtetë, të drejtë, respektivisht të luftojmë për një jetë dinjitoze dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Bashkë të ecim rrugën e integrimit euroatlantik dhe të ndërtojmë ardhmëri stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme, në shtet i cili do të jetë shembull suksesi në histori”, uron Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button