Nesër do të ndahet çmimi “11 Tetori” për katër fituesit e këtij viti

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të shënojë festën shtetërore “11 Tetori” përmes organizimit për ndarjen e çmimit me po këtë emër për katër fituesit e këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit do t’i jepet neuropsikiatrit, prof. dr. Metodi Çepreganov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislav Osmanli dhe artistit Micko Jankulovski”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja do të shënohet në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, duke filluar prej orës 12:00. Kuvendi theksoi që ky çmim jepet për njohjen e veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button