Dëshironi martesë të lumtur? Respektoni këto rregulla

Që martesa juaj të ketë sukses, mjafton vetëm që të dish të respektosh disa rregulla të posaçme.

Kanë qenë pikërisht hulumtuesit e Universitetit të Oklahomës në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë kryer një studim të posaçëm rreth kësaj çështje dhe kanë arritur në përfundimin se në fakt, vihet re një rënie e konsiderueshme e lumturisë martesore, pas i kalojnë 13 muajt e parë të jetës bashkëshortore. Kjo sipas tyre, ndoshta shpjegon edhe divorcin që mbërrin pas disa vitesh martese.

Studimi ndërkaq, ka arritur që të zbulojë edhe çështjet që i bëjnë çiftet shumë të ndjeshme në tre vitet e para të martesës. Duke arritur kështu, në përfundimin se ka disa rregulla të cilat nëse respektohen siç duhet, atëherë martesa jo vetëm që nuk shkon drejt divorcit, por njeh edhe lumturinë e vërtetë me kalimin e viteve.

1. Lërini mënjanë dëshirat tuaja

Rregulli i parë për një martesë të lumtur është i thjeshtë, por shumë i komplikuar për t’u vënë në praktikë. Lërini mënjanë dëshirat tuaja, kuptohet ato kapriçioze, gjithmonë në të mirë të jetës së përbashkët në çift. Duhet të jeni në gjendje për të gjetur një pikë takimi me partnerin tuaj. Si edhe të mësoheni me idenë se gjërat jo gjithmonë shkojnë në mënyrën si ne duam që ato të shkojnë.

2. Bisedoni për gjërat sa më shumë

Dialogu i hapur është baza e çdo marrëdhënieje, qoftë kjo në dashuri, miqësi apo punë. Por në martesë, duket se komunikimi është një shtyllë e vërtetë e raportit. Partnerët, në fakt, nuk janë gjithmonë në gjendje për të lexuar mendjet tona, prandaj për të kuptuar se çfarë ne duam, duhet të dimë të flasim sa më shumë në çift. Pra, para se ta gjykojmë atë si një partner të keq të jetës, duhet të përpiqemi për t’i shpjeguar atë që kemi brenda, ta bëjmë atë të ndajë me ne botën tonë të brendshme, që do të thotë në praktikë se jemi duke i dhënë atij një shans për t’u takuar me ne.

3. Mësoni ta dëgjoni dhe atë

Ashtu si ne duam që të dëgjohemi e të mirëpritemi nga partnerët tanë, edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë: Ta dëgjojmë me ndjeshmëri bashkëshortin tonë. Ne duhet të jemi të ndjeshëm për atë, në mënyrë që ai të bëhet një strehë e sigurt, një vend ku të ndihemi të dashur, ku dëgjohemi dhe nuk gjykohemi, por kuptohemi dhe mbështetemi.

4. Të jeni shokë dhe dashamirës

Sipas një studimi të kohëve të fundit, kryer nga ana e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, çiftet që sillen si miq dhe dashamirës, e kanë martesën më të lumtur dhe të gjatë e të qëndrueshme. Të bëheni miq, nënkupton një marrëdhënie të hapur, sinqeriteti dhe besimi, me një pjesëmarrje absolute në jetën e tjetrit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button