Daçiç: Normalizim i marrëdhënieve me Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se debati për platformën për Kosovën do të vazhdojë gjatë javës tjetër. Ai gjithashtu ka thënë se duhet bërë përparim në normalizimin e marrëdhënieve ne Kosovën, “por pa e njohur pavarësinë e saj”.

“Serbia duhet të dijë çfarë të propozojë e jo vetëm çfarë nuk do. Nuk mund të shkojmë në bisedime nëse vija e parë e mbrojtjes njëkohësisht është edhe e fundit. Puna në platformë po vazhdon, e në nëntor do të kemi edhe bisedime me përfaqësuesen e lartë të BE Catherine Ashton si dhe me përfaqësues të Kosovës”, ka thënë Dacic, transmeton Tanjug.

Duke sqaruar se fjala është për dokumentin përgatitor të karakterit intern, Daçiç ka thënë se platforma duhet të përmbajë pozitën aktuale të Serbisë, propozimin për zgjidhjen e statusit përfundimtar por edhe qëndrimin se dialogut nuk i intereson statusi përfundimtar i Kosovës, citon Koha.net.

Të gjitha bisedimet duhet të përcillen me lëvizje pozitive kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, ka thënë Daçiç.

Duke folur rreth kërkesës për normalizim të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, Daçiç është pajtuar se duhet bërë përparim të dukshëm, por ka shtuar se ky përparim nuk do të thotë assesi ndërrim qëndrimit të Serbisë kur bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai sërish ka nënvizuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga qëndrimi që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bisedimet do të jetë neutrale ndaj statusit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button