Aurela Gaçe, del fotografia e parë me vajzën e saj

Këngëtarja Aurela Gaçe është fotografuar pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa shëtiste me karrocë vajzën e saj Grejs, e cila për një muaj mbush një vjeç. Ajo është fotografuar e veshur sportive, dhe kjo është hera e parë që këngëtarja fotografohet së bashku me vajzën e saj.
 
Siç shihet dhe nga kjo foto, ajo duket në formë shumë të mirë, edhe pse daljen e saj të parë në publik pas lindjes e bëri në verë, me promovimin e albumit të saj të ri “Paraprakisht”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button