Ja sa kushton shëtitja e ministrave jashtë shtetit?

Qeveria e Maqedonisë vazhdon të investojë shuma marramendëse në promovimin e biznes klimës nëpërmjet reklamave të ndryshme në mediat ndërkombëtare dhe të vendit si dhe nëpërmjet udhëtimeve të delegacionit qeveritarë në vende të ndryshme të botës.

Fushata e Qeverisë maqedonase për të tërhequr investime të huaja sipas investimeve te deritanishëm që përfshihen diku 92 milion euro si duket nuk jep rezultatet e duhura . 

Sipas ekspertëve të ekonomisë promovimi i kushteve afaristë është një koncept shumë i mirë por duhet të jetë në përputhshmëri me realitetin.

Sipas Profesorit universitar Bilall Kasami, qeveria e Maqedonisë duhet më shumë të punoj në përmirësimin real të sektorit të ekonomisë dhe biznes klimës në vend.

“Mendoj se rezultat janë të disfavorshme dhe më së shumti del kjo një shëtitje e funksionarëve të lartë të qeverisë sesa një promovim i shtetit pasi të njëjtat informata për bizneset sepse gjitha ato i marrin në moment kur takohen me kryeministrin apo ministrin, dhe këto informata që i marrin nga burime shumë të sigurta janë në kundërshtim të madh me atë që e promovon vetë ministri dhe ministrat e tij të kabinetit. Kështu që, unë mendoj se realisht këto nuk japin rezultate dhe më së shumti duhet të investohet në përmirësimin real të sektorit të ekonomisë dhe biznes klimës, sesa të promovohen ata të cilat në letër ndoshta janë mirë, por në praktikë nuk implementime”, tha Kasami.

Nëse marrim parasysh promovimet që bën qeveria për investimet e kapaciteteve investuese deri te investitorët flasin se shpenzimet janë më të mëdha se përfitimet , thotë profesori i ekonomisë në UEJL, Veland Ramadani.

“Nëse i marrim parasysh shpenzimet që i bën qeveria për promovim të kapaciteteve investuese dhe mundësive për investim deri te investitorët e jashtëm dhe të brendshëm flasin se shpenzimet janë më të mëdha sesa që janë përfitimet. Andaj nga kjo logjikë e rrjedhave do të thotë se Investimet që po i bën qeveria në këtë formë, respektivisht shpenzimet, nuk po dalin të suksesshme duke i konsideruar se gjitha barometrat flasin se investimet janë më të ultë sesa në vendet që janë në rajon si Kosovë, Shqipëri, Serbi e kështu me radhë’, tha Ramadani.

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti investimet direkët të huaja, janë ngadalësuar me të madhe. 

Në periudhën janar – maj kishte vetëm 74, 6 milion dollar investime të huaja, ndërsa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar 216.9 milion dollar. 

Parashikimet e Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) janë se këtë vit do të kemi investime të huaja drektë prej rreth 2 për qind të prodhimit bruto vendor ose po aq sa kishim në vitin 2009. 
Vitin e kaluar këto investime ishin 4 për qind të prodhimit bruto vendor, kurse në vitin 2010, 2.2 për qind./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button