Johanes Han i falënderoi liderët e BE-së për letrën mbështetëse ndaj RMV-së dhe Shqipërisë
Eurokomisari në largim, Johanes Han ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian (BE) për letrën mbështetëse ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë, për nisjen e nisjen e negociatave anëtarësuese me BE-në, njofton Portalb.mk.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe vendet anëtare të përgjigjen!. Falënderim deri tek liderët e BE-së për qëndrimin e tyre të fuqishëm për fillimin e negociatave me dy vendet në tetor”, shkroi Hani.
#NorthMacedonia and #Albania have delivered – now it’s high time that #MemberStates deliver, too! Thank you to #EU leaders for making this strong stance for opening accession negotiations with both countries in October! https://t.co/Vl5RKcNFTs
— Johannes Hahn (@JHahnEU) October 6, 2019
Në rrjetin social Tuiter, Han përkujtoi në mesazhin e liderëve të BE-së të drejtuar vendeve-anëtare, të cilat duhet ta sjellin vendimin përfundimtar më 17 dhe 18 tetor.
- LEXO: Drejtuesit e BE letër shteteve anëtare: Hapni negociatat, RMV dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam
Në letrën e dërguar më 3 tetor deri tek vendet anëtare të BE-së, kryetari i tanishëm i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, kryetarja e sapoemëruar e Komisionit Evropian Ursulla fon der Lejn dhe kryetari i Parlamentit Evropian David Sasol, kërkojnë hapje të negociatave aderuese për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.