Shqiptarët e Këshillit gjyqësor për Apelin propozojnë gjykatës me të cilin do të ndërpriten aktgjykimi kundër Gruevskit, “Monstra” dhe “Titanik”

Anëtarët në Këshillin gjyqësor të komunitetit shqiptar e kanë propozuar gjykatësin Osman Shabani, nga Seksioni për krim të organizuar në Gjykatën themelore Shkup 1, për një nga gjashtë vendet të gjykatësve në Gjykatën e Apelit Shkup, zgjedhje që u ndërpre në mbledhjen e fundit të Këshillit gjyqësor, transmeton Portalb.mk.

Sipas shpërndarjes së vendeve të gjyqtarëve në bazë të parimit për përfaqësim të drejtë, në Këshillin gjyqësor dhe në Gjykatën e Apelit Shkup, thonë se këto vende i përkasin komunitetit maqedonas për shkak se ato janë vende të zbrazura nga gjykatës të këtij komuniteti.

Këmbëngulja e anëtarëve shqiptarë në Këshillin gjyqësor, të udhëhequr nga u.d. kryetari i Gjykatës Supreme Faik Arsllani, i cili e ndërpreu mbledhjen, para dy ditësh në të cilën duhej të zgjedheshin gjashtë gjykatës së apelit, jo për shkak të çështjes se cilës bashkësi i takojnë vendet, por për shkak se, siç thonë nga Këshilli, përjashtime janë bërë dhe do të bëhen kur të shfaqen CV të kuadrove vërtetë cilësorë për gjykatës në gjykatë më të lartë.

Problemi nuk është vetëm në mos – konstruktivitetin e këtyre anëtarëve me insistimin e papritur që për një nga tre vendet në gjykatën penale të propozohet gjykatësi Shabani pikërisht tani në këtë konkurs, Këshilli gjyqësori i rrezikon lëndët “Monstra” dhe më të madhen “Titanik”. E rrezikon edhe shqiptimin e aktgjykimit për “TNT” për rrënimin hakmarrës të “Kosmos-it” të Fijat Canoskit me urdhër të Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit, proces gjyqësor i cili është kah fundi.

Secilën nga këto tre lëndë, me interes të lartë publik, i mban pikërisht gjykatësi Osman Shabani. Nëse ai zgjedhet për gjykatës të apelit, të gjitha lëndët e tij do të fillojnë nga fillimi, duke përfshirë edhe tre lëndët me interes të lartë publik. Pas dy apo më shumë vitesh sërish do të duhet harxhohet kohë për këto procese nga e para.

Në anën tjetër, e drejta ligjore e secilit gjykatës është të konkurrojë në gjykatë më të lartë. Shabani ka kaluar intervistën në Këshillin gjyqësor dhe deri sot nuk i ka tërhequr dokumentet. Ai e udhëheq edhe procesin për “Talir”, për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së me pastrim të parave.

Kryetari i Gjykatës themelore Shkup 1, Ivan Xholev thotë që po e ndjek situatën, është konsultuar me kryetarin e Këshillit gjyqësor Kiro Zdravev dhe se e shqyrton opsionin si të shmangin këto situata, jo vetëm këta, por edhe të proceseve që kanë filluar e kur gjykatësi për ndonjë arsye eventualisht do t’i kishte braktisur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button