Dita e zgjimit

Dje (e premte) pata fatin të dëgjojë ligjeratë shumë me vlerë nga imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Bahri Sejdiu. Hoxha i nderuar ligjeroi para namazit të xhumasë një temë që kishte të bëje me moralin dhe u përqendrua në disa shtylla, ate të këmbënguljes, mirësjelljes, trimërisë. Edhe pse pesëmbëdhjete minuta ishin të pakta për qasjen e temës, ai arriti që ta përfundoj me mençuri. Shoqëria jonë ka nevojë për ujë të freskët nga i gjithë ky zjarrë që ka kapluar shoqërinë tonë.

Në zgjidhje të problemeve të shoqërisë sonë vërtetë duhet këmbëngulje. Të gjitha përpjekjet kanë filluar dhe vazhdojnë me përcaktimin e kushteve që gjenerohen çdo ditë, që përgatisin trazira në shoqëri. Kur këmba e shoqërisë rrëshqet është e vështirë ta ndalësh. Kjo rrëshqitje madje mund të zgjatë shumë… Përpjekjet për të mirë duhet vazhduar duke u bë zëdhënës i së ardhmes duke u përqendruar në fushat politike, kulturore, artistike, ekonomike dhe fetare që shoqëria të gjejë ilaçin e nevojshëm. Duhet orientuar fytyrën drejt problemeve dhe zgjedhjeve tona themelore. Në kuptimin jetësorë dhe parimor, mirësjellja ka vendin e vet. Butësisht të hapim krah dhe të gjithë atyre që mendojnë se janë të paprekshëm dhe që sillen egërsisht, duke krijuar tensione dhe përplasje në çdo fushë, si në politikë, ekonomi, kulturë, fe, se në kërkim të rrugëdaljes, përplasjet nuk duhet kthyer në inate. Ndikimi i këtij tensioni dhe i kësaj përplasje vazhdon të rritet, duhet trimëri që ti japim grusht elitës keqbërëse në shoqëri.

Në hytben e xhumasë, imami vazhdoi me një teme që kapi një segment të natyrës politike: “Të dielën duhet dalë që të votoni, të luftoni të keqen e shoqërisë sonë, të luftoni korrupsionin. Lufta jonë duhet vazhduar për të mirën e shoqërisë, ata që mendojnë vetëm për vete nuk meritojnë asgjë nga ne… të ketë interes kombëtar, nuk ka islam politik, islam terrorist, islam i qefeve të ndryshme, islami është një dhe ne nuk kemi nevojë për ata që shtrembërojnë faktet historike, islam pa mbulesë nuk ka… Mulla Idriz Gjilani dhe shumë hoxhallarë të tjerë që historia i ka anashkaluar peshojnë më shumë se gjithë hoxhallarët e sotëm…”

U befasova nga guximi i imamit për të vetmen arsye se bëri thirrje që të dielën të dilet e të votohet dhe të triumfoje e mira që lufton të keqen! Ndoshta nesër imami do të akuzohet për radikalizëm, pale. Në rrugët e lejuara që dërgojnë te Zoti janë ngritur barikada, të paudhët po i ndërpresin rrugët… kanë zbritur në qytet sikur ujqit e urritur dhe po na sulmojnë neve dhe vlerat tona. Çdo herë e më shumë po bëhen më agresivë, duke marrë fuqi nga heshtja jonë. Sidoqoftë, ne kur ndalim dhe i shtjellojmë arsyet e dështimeve si shtet në një apo disa fusha, duke iu referuar realitetit të sotëm shoqëror mbetemi të trishtuar nga britma e lëshuar. Është një britmë e lëshuar përpara syve e veshëve tanë karshi fytyrave tona për të mbjellë frikë.

Frikën tonë me vite nuk arritëm ta mposhtin dhe ajo më në fund u vendos në vendin e besimit tonë! Në fakt besuam frikën madje, kundrejt problemeve tona jetësore, mendja, mendimet dhe besimi nuk arrijnë ta definojë vendin tonë. Dhe a mbetet që frika të jetë ajo që definon gjendjen tonë. Si duket frika i jep drejtim jetës tonë! Politikanët 20 vite nuk arritën të bëjnë një hap para. Ata fillimisht kanë ngritur akuza ndërmjet vete dhe kjo hapi rrugë për polarizimin shoqërorë madje të përçarjes dhe në vendin ku ndodhen, në Kosovë, në tokën e vetë, pandershmërisht zvarriten dhe vërtiten.

Kosovarët duhet pyetur veten se në një rrugën e tyre çfarë kanë kërkuat, në çfarë mënyre e kërkuan, në një ecje të tillë ku do të mbërrijnë; apo janë duke jetuar një jetë” të lumtur “ mu në momentin kur nuk arrijnë të dallojnë humbjet dhe kur të gjitha këto kanë arritur që shoqëria të shtypet me sukses. Telashet, frika, rrëmuja që mendja e sheh të pamundur për tu parandaluar, vazhdon duke u rritur në një gjendje të goditjes së vërtetë. Në këtë gjendje, le të ndizen dritat. Le të hapet gjoksi i besimit, vetëdijes dhe të hapet penda e zemrës kosovare se në të kundërtën errësira po shtyp dhe synon për mbytje. Rruga fillon brenda shoqërisë. Nuk do të heqim dorë nga ecja, e kaluara, e tashmja, e ardhmja, pra në çdo kohë jemi të detyruar të zgjidhim. Nuk është zgjidhje dhe metodë ikja nga rrethanat dhe mjegulla që rrethon gjithandej, do të jetë një arsye që gjendja e juaj dhe e jona të marrë një formë katastrofale dhe të zmadhohet frika jonë. Sado që të ikim, le të ikim, edhe nëse nuk do të dëshirojmë, një ditë do të kthehemi dhe të shikojmë prapa në një mënyrë më konkrete… e do te gjykojmë: e diela e kthesës.

Agim Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button