TVSH-ja Ime: Në tremujorin e parë u skenuan 22.670.713 llogari fiskale

“TVSH-ja ime” është aplikacioni i prezantuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes së cilës qytetarët mund të kthejnë 15% e TVSH-së së produkteve dhe shërbimeve, transmeton Portalb.mk.

Në aplikacion janë regjistruar 170 378 shfrytëzues, ndërsa janë skanuar 232.670.713 kupona fiskale, deklarojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).

“I njoftojmë qytetarët se sipas Ligjit, mjetet nga kthimi i realizuar në muajt korrik, gusht dhe shtator të vitit 2019 do t’u paguhen në llogaritë e tyre të transaksionit deri në fund të dhjetorit të vitit 2019. Më tutje do të vijojë pagesa gjatë muajit shkurt, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, në prill për muajt janar, shkurt dhe mars, në gusht  për muajt prill, maj dhe qershor dhe në nëntor për muajt korrik, gusht dhe shtator”, deklaruan nga DAP.

Nga gjithë këta kupona fiskal për këto tre muaj, janë qarkulluar rreth 11.5 miliard denarë, me një TVSH 1.2 miliard denarë, ndërsa gjithsej te qytetarët do të kthehen 186 milion denarë, raportojnë nga DAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button