Deskoska para takimit me opozitën: Jemi për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Renata Deskoska, Ministrja e drejtësisë informoi se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për ndryshimet në Kodin Penal  ishte temë e takimit të anëtarëve të pushtetit dhe opozitës, transmeton Portalb.mk.

“Zgjedhje presidenciale u vlerësuan si korrekte dhe demokratike, por në raportin e OSBE-ODIHR-së kemi rekomandime të fuqishme për ndryshime në Kodin penal”, ka thënë Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë, theksoi se fillojnë me debat fillimisht për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së.

“Unë angazhohem për implementim të plotë të këtyre rekomandimeve”, tha Deskoska, duke premtuar se do të bisedon me gjithë palët e interesit. Në këtë kontekst ajo theksoi se Rregullorja e Kuvendit dhe Kodit zgjedhor nuk guxon të ndryshojnë pa harmonizim.

Deskoska deklaroi se në takime, do të mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

LEXO: Pendarovski: Duhet të ndryshojnë njësitë zgjedhore dhe të kemi lista të hapura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button