Hekurudha në vend me pjesëmarrje skajshmërish më të ulët në transportin e mallrave krahasuar me BE-në (Infografik)

Hekurudhat e Maqedonisë renditen në fund të vendeve evropiane në të cilat trenat përdoren për transport të mallrave. Transporti i kamionëve vitet e fundit e ka marrë përsipër plotësisht trafikun e mallrave, duke i lënë hekurudhës vetëm thërrime. Vetëm 3.1 përqind e tonave të përgjithshëm në vitin 2016 janë realizuar në transportin e mallrave me hekurudhë, ndërsa pjesa tjetër 96.9 përqind i përkasin transportit rrugor, tregojnë të dhënat nga Entit shtetëror statistikor, transmeton Meta.mk.

Me këtë pjesëmarrje të hekurudhave në transportin e mallrave, Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve anëtare të BE-së dhe kandidatëve. Vetëm Greqia dhe Irlanda janë pas nesh, ku hekurudha ka realizuar më pak se 2 përqind të të gjithë transportit të mallrave.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se 17.4% e transportit të përgjithshëm të mallrave në BE është realizuar me tren, ndërsa transporti i kamionëve kap 76.4%. Transporti lumor në vitin 2016 ka kap 6.2 përqind të numrit të përgjithshëm të kilometrave të realzuar.

Pjesëmarrja e vogël e transportit hekurudhor të mallrave në vendin tonë shkakton probleme që do të duhet t’i zgjidhë shteti. Transporti i mallrave me tren në nivel Evropian gjeneron një pjesë të konsiderueshme të fitimeve për ndërmarrjet hekurudhore, fitim që pjesërisht shfrytëzohet për të financuar transportin e pasagjerëve. Në të njëjtën kohë, mbizotërimi i plotë i trafikut rrugor në transportin e mallrave çon në ngarkesë dhe shkatërrim të përshpejtuar të rrugëve.

Shfrytëzimi i ulët i hekurudhës për transportin e mallrave në Maqedoni po përvidhet 5 – 6 vitet e fundit nga puna i operatorit në transportin hekurudhor Hekurudhat e RMV-së- Transporti.

Të dhënat e Entit statistikor shtetërore tregojnë se në vitin 1990, rreth 26 përqind e të gjithë transportit të mallrave në vend i ka takuar hekurudhave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button