Ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot vjen në Shkup
Ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe lider i partisë opozitare SYRIZA, Aleksis Cipras sot vjen në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Gjatë pasdites ai pritet të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Cipras vjen në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Shkup, që organizohet nga “Ekonomist”.
Krahas Ciprasit, në Shkup pritet të vijë dhe ish kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.
Në Samit, mes pjesëtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të debatojë edhe ish ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Ves Miçel dhe nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis.
Aktiviteti kryesor i Samitit njëditor “Fuqizimi i momentumit të integrimit evropian”, do të jetë panel diskutimi në përbërje të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Aleksis Ciprasit dhe Martin Shulcit, me temë “Cilat janë hapat e ardhshme për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor?”.