Takohen Thaçi dhe Daçiq

Në Bruksel ka nisur sot takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologut të tij serb, Ivica Daçiq, dhe shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. 

Para këtij takimi, Ashton ka biseduar ndarazi me të dy zyrtarët.Para këtij takimi, Ashton ka biseduar ndarazi me të dy zyrtarët.

Në BE pohojnë se takimi mes kryeministrave të Kosovës dhe BE-së paraqet një hap të rëndësishëm në procein e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se   vazhdimi i dialogut do t’u ndihmojë të dyja këtyre vendeve edhe në rrugën e tyre drejt  integrimeve në Bashkimin evropian.

Baronesha Ashton pritet të dalë me komunikatë për media për takimin në fjalë.

Takimi i sotëm pason miratimin e një dite më parë të rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në të njejtën ditë, edhe qeveria në Beograd ka marrë vendim zyrtar të vazhdojë bisedimet me Prishtinën, pa e njohur “pavarësinë e Kosovës”.

Në këto momente nuk dihen hollësi rreth takimit, pos asaj që e thonë zyrtarë të BE-së, duke nënvizuar se të gjitha takimet e sotme, si takimet bilaterale me dy kryeministrat, ashtu edhe takimi i drejtpërdrejtë Thaçi-Daçiq, në prani të zonjës Ashton, kanë qenë në kuadër të diskutimeve për  mënyrën se si të vazhdohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i lehtësuar nga Bashkimi Evropian./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button