Ahmeti: Të mos e përsërisim të kaluarën

Në të kaluarën janë bërë padrejtësi historike dhe ato sot duhet të përmirësohen sepse e kaluara duhet të na shërbejë për ta kujtuar dhe për mos ta përsëritur asnjëherë. Më këto fjalë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është paraqitur para banorëve shqiptar të rrethinës së Velesit, duke marrë pjesë në përurimin e rrugës që lidh qytetin e Velesit me fshatrat Jabollçishtë i Epërm dhe Jabollçisht i ulët.

“Padrejtësitë ndaj njeri tjetrit nuk guxojnë të përsëriten sepse e ardhmja jonë është e përbashkët “ ka thënë Ahmeti duke u premtuar banorëve se ai nuk do të vizitojë ato për fushata zgjedhore por për të bërë punë tjera, gjegjësisht ndërtimin e rrugëve të reja për të lidhur Velesin me Dollnenin, Brodin, Kërçovën. 

“Rrugët lidhin njerëzit dhe e bëjnë vendin më të begatë. Ky vend na takon të gjithë neve dhe këtu mund të jetohet nëse punohet kështu siç kemi punuar gjer më sot” ka thënë Ahmeti duke lëshuar solemnisht në përdorim rrugën e gjatë rreth 9 kilometra, të realizuar në një fazë. 

Projekti ka kushtuar mbi 48 milion denarë dhe është realizuar me mjete nga Agjencia për rrugë shtetërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button