“Miss Libani” fitohet nga dy binjake, edhe atë shqiptare!

Për herë të parë në historinë e një vendi ndodh që spektakli më i madh i bukurisë të dominohet nga dy motra binjake. Shteti i Libanit këtë vit e ka përjetuar një gjë të tillë, ku dy bukuroshet binjake Rina dhe Roma kanë fituar spektaklin ”Miss Libani” respektivisht Rina është shpallur Miss kurse motra e saj binjake, Roma si shoqëruesja e parë e Missit.

Por, çfarë është akoma më interesante tek vajzat është mbiemri i tyre, gjë që aludon shumë në një mbiemër shqip. Sa që mediat shqiptare rapotojnë se babai i saj është shqiptar, (babai i tyre quhet Hasan), pasi që edhe mbiemri i tyre është Shabani (Chibany), ndërsa i ati i tyre është një emigrant i cili për shkaqe të biznesit është vendosur në Liban nga ku është martuar me një libaneze, ku nga kjo martesë ka dy vajzat binjake, Rinën dhe Romën. 

Lajme të ngjashme

Back to top button