Kujdes çfarë bën Robbie, tani je i martuar! (FOTO)

Fakti që ai është i martuar dhe ka një vajzë një muajsh nuk e ndaloi Robbie Williams të kërcejë me një vajzë pothuajse të zhveshur në skenë, të enjten në X Factor të Italisë.

Vajza kishte mbathur këpucë të zeza me taka dhe vetëm të brendshmet e poshtme, pothuajse të pa dukshme, si dhe syze me ngjyrë të errët. Athua vallë çka do të thotë bashkëshortja Ayda në lidhje me këtë?

Të nesërmen, para hotelit ku qëndronte Robbie ishin mbledhur shumë fansa të cilët po i gjuanin dhurata të ndryshme atij nëpërmjet dritares, mes të cilave edhe një arushë të vogël të cilën me siguri e kishin menduar t’ia dhuronin vajzës së tij, Theodora Rose./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button