OKTA: Vendimet e Drejtorisë doganore janë të pa baza

Vendimet e Drejtorisë doganore për heqjen e miratimit për procedura më të thjeshta të eksportit dhe importit të derivateve të naftës të OKTA-së janë në tërësi të pabaza dhe të padrejta, citohet në reagimin me shkrim të rafinerisë OKTA. 

Miratimi i vendimeve, theksojnë, në mënyrë të konsiderueshme do të ndikojë në furnizimin norma me derivate të naftës në tregun lokal dhe atë kosovar, duke krijuar probleme serioze në bilancin energjitik në të dy vendet. 

OKTA konfirmon se argumentet në vendimet janë të pabaza dhe të paargumentuara, për shkak të kësaj do të përdoren të gjitha mjetet juridike, në kuadër të perocedurës administrative dhe gjyqësore, që të tregohet se janë të pasakta. 

Edhe pse miratimi i vendimeve do të shkaktojë probleme logjistike serioze, OKTA do të investojë përpjekje që të vazhdojë me të gjitha aktivitetet e nevojshme për furnizime normale dhe pa pengesë me derivatet e naftës në treg, theksojnë nga OKTA./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button