Iniesta: Messi, më i mirë nga sa mendojnë njerëzit

Andres Iniesta ngre në qiell Lionel Messin. Mesfushori i Barcelonës në një intervistë për spanjollen “El Mundo Deportivo” tha se ylli argjentinas është një lojtar akoma dhe më i mirë seç njerëzit mendojnë se është.

Lojtari i kombëtares spanjolle pranoi se shoku i tij i skuadrës tek klubi blaugrana është futbollisti që gjithmonë bën diferencen në ekip dhe se gjithmonë ia del të befasojë kundërshtarët e tij me cilësitë individuale që zotëron.

“Për mendimin tim, Lionel është padyshim lojtari më i mirë në botë. Ai është edhe më i mirë sec duket. Është shumë e vështirë që të bësh diferencën ashtu sic bën Messi. Ai bën që gjërat të duken natyrshëm. Messi mund të bëjë gjëra që i suprizon të gjithë.”

Barcelona sezonin e kaluar nuk ia doli të triumfonte në Champios League apo kampionatin spanjoll dhe për këtë aryse Iniesta pohoi se këtë vit ekipi katalanas është I motivuar që të bëjë sa më mirë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

“Deri tani gjërat kanë shkuar shumë mirë, por është ende herët për të nxjerrë përfundime. Do të kemi edhe momente të vëshitëra por ne jemi të vendosur që t’i kalojmë me sukses. Synimi ynë është që luftojmë për vendin e parë në cdo kompeticion ku marrim pjesë. Jemi të etur dhe të motivuar dhe do përpiqemi të rifitojmë titullin e La Ligës. Gjithashtu kemi dhe një shijë të hidhur nga sezoni I kaluar pasi në Champios League nuk shkuam as në finale.”

Barcelona për momentin kryeson kampionatin spanjoll me 19 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button