Përmbytje në Peru, 11 të vdekur, 10 të zhdukur

11 të vdekur, pesë nga të cilët femijë e 10 të zhdukur është bilanci i lumit të baltës që përmbyti rajonin e varfër El Porvenir në Peru. 

Dhjetëra shtëpi u gllabëruan prej tij. Sipas guvernatorit të provincës, Ronald Garcia, shumë familje janë zhdukur në një fshat, ku jetojnë gjithsej 80 familje. Shpresat janë që të paktën një pjesë e tyre të kenë arritur te shpëtojnë e t`i jene larguar vërshimit të shpejtë të ujit e rrëshqitjeve të tokës, që u krijuan si pasojë e reshjeve të denura në rajon. 

Gjendja e rrëshqitjeve të tokës ka filluar disa javë përpara, por pasojat e rënda në njerëz dhe materiale janë pësuar dje. Një pjesë e saj, e mbuluar nga bimësia e dendur është dhe vendi ku shtrihet fshati, shume pranë lumit te kthyer ne fatkeqësinë e banoreve qe kishin ndërtuar shtëpitë aty pranë. 

Shumica e banorëve te El Porvenirit janë kultivues kafeje. Vendasit i janë bashkuar përpjekjeve të punonjësve të mbrojtjes civile dhe ushtrisë për të gjetur të mbijetuar të mundshëm nën gërmadha, por vërshimi i ujërave ua ka penguar punën. Qeveria e Perusë ka dërguar ndihme humanitare në zone, përfshire ushqime, tenda e batanije. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button