RMV, nëpërmjet institucioneve llogaridhënëse deri te lufta kundër korrupsionit

Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit sot në Shkup kanë mbajtur konferencë për fillimin e projektit “Vëzhgim i suksesit të punës së Komisionit për Parandalim të Korrupsion”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Në konferencë është prezantuar metodologjia e vëzhgimit të rekomandimeve të Antikorrupsionit, ndërkaq me atë të përmirësohet edhe puna e institucioneve.

“Duke kryer trysni publike prej neve si shoqëri civile ndaj institucioneve për institucionet që Antikorrupsioni ka dhënë rekomandim për veprim pas gjetjeve për korrupsion, shpresojmë se institucionet përfundimisht do të fillojnë ta kryejnë punën e tyre. Do të jemi në drejtim të vazhdimit të komunikimit mes Antikorrupsionit dhe Platformës, ndërkaq temë do të jetë edhe Strategjia Nacionale për Luftë Kundër Korrupsionit që në Kuvend duhet që të ketë rol të madh nga aspekti i vëzhgimit”, tha Marko Troshanovski nga IDSCS.

Dançe DanillovskaBajdevska ka theksuar se është e domosdoshme lufta kundër korrupsionit që të jetë përkushtim i përditshëm i të gjitha institucioneve shtetërore, dhe e njëjta të ndiqet me shoqëri civile të zgjuar.

“Prej këtu, për ne është e rëndësishme që të mbështetet projekti “Vëzhgim i suksesit të punës së Antikorrupsionit” që të ndiqet puna e Antikorrupsionit nga njëra anë, por nga ana tjetër të ndjekë nëse institucionet përkatëse për luftë kundër korrupsionit i përgjigjen kërkesës së Antikorrupsionit të reformuar në mënyrë përkatëse”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button