(Video) Enca Haxhia e kënaqur me paraqitjen në Kënga Magjike

Këngëtarja e re nga Shqipëria, Enca Haxhia, beson se ka përmbushur pritjet e saj personale me paraqitjen e parë në festivalin “Kënga Magjike”, finalja e të cilit do të mbahet në nëntor.

Enca, e cila u shfaq me një bashkëpunim me Big Bastan të titulluar “All That”, arriti të ngrisë në këmbë publikun, sidomos të rinjt, të cilëve dhe u ka rënë në sy stili tejet simpatik dhe i jashtëzakonshëm për këngëtaret tona nëpër festivale.

“Kënga “All That” është dueti im i parë serioz me Big Bastan që është dhe producenti im. Kam ndjesi të mirë për performancën, nuk munguan duartrokitjet e publikut dhe kënga është pritur mirë edhe nëpër rrjetet sociale. Finalja?

Çmimi i madh nuk është synim për mua, fitore do të ishte po që se pas një kohe arrij ta kuptoj se kënga është vërtet e suksesshme”, është shprehur 16 vjeçarja për Telegrafin. Enca është këngëtare e re, nga e cila pritet shumë sipas kritikëve të muzikës, pasi pos faktit që është tejet e bukur dhe shumë seksi, ajo ka një vokal impresionues, që mund të vërehen nga ‘cover’-at e saj në YouTube. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button