Enca sulmon ashpër Roselën: Gjyshe shko në shtëpi

Një situatë aspak e këndshme është krijuar mes këngëtares Rosela Gjylbegu dhe Encës. E kjo pas një deklarate të Roselës. Këngëtarja, e ftuar dje në Top Channel, në emisionin “Shiko kush luan”, pasi u pyet se me cilën këngëtare nuk do të bënte këurrë një bashkëpunim, u përgjigj “me Encën”, shkruan Bordo.al. 

Kaq ka mjaftuar për Encën që të kundërpërgjigjet. Ajo ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, ndërsa e ka sulmuar Gjylbegun. “Hahahaha as unë nuk do bëja kurrë një këngë me Beyoncen”, shkruan Enca në Instastory.

Ajo vazhdon edhe me të tjera postime: “Mora vesh që Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjëri nuk do të të shikojë dhe të bëjë muzikë me ty”. Nuk e dimë nëse këngëtarja Gjylbegu do të reagojë pas kësaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button