Tepihu i kuq dhe çizmet e zeza

Qilimat morën ngjyrë të kuqe,

Ngjyrosës kishin qenë dëshmorët,

Ngjyrë nuk kishin, kishin vetëm gjak,

Qilimave të pangjyrë u dhanë ngjyrë të kuqe,

Vetëm pas disa muajve,

Politikanët me jaka të bardhë, pak të zgjyrosura,

Ecën si artistë të famshëm,

Shkelën këto qilima si mburravecë,

Synuan ngritjen dhe pasurimin e tyre,

Shpërndanë eshtra për mujsharë të ndryshëm,

Me galdim ecnin nëpër tepih të kuq,

Nuk e lodhën kokën për ngjyrën,

As për përbërjen e kësaj ngjyre,

As për domethënien e ngjyrës së kuqe,

As për dhuruesit e këtij lëngu të kuq,

Për më keq, harruan rrugën e ngjyrosësve,

Pluhurosën qëllimin e tyre,

Për ta groposur edhe kujtimin për ta.

Iljasa Salihu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button