30 ndërmarrje nga Pollogu do të marrin filtra falas për pastrimin e ajrit

30 ndërmarrje të mesme dhe të vogla nga rajoni i Pollogut, që merren me përpunimin e drurit, do të marrin filtra falas për pastrimin e ajrit, transmeton Portalb.mk.

Filtrat do të jepen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në formë të subvencioneve. Në procesin e prodhimit dhe ngrohjes ata djegin dërrasa dhe materiale të tjera të mbeturinave, gjë që kontribuon ndjeshëm në ndotjen, që edhe ashtu është shumë, e lartë të ajrit në rajonin e Pollogut.

Zëvendësministri, Jani Makraduli dje gjatë vizitës njoftoi se është hapur thirrje për aplikim të marrjes së subvencioneve në vlerë prej 100 për qind.r.

“Për momentin ka një thirrje për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që merren me përpunimin e drurit ose janë pjesë e industrisë së drurit për të aplikuar për 100% subvencione për instalimin e filtrave të oxhakut”, Makraduli.

Vendimi për subvencionim të filtrave nga Qeveria, ka ardhur me kërkesë të Lëvizjes “Eco Guerilla”. Arianit Xhaferi dje deklaroi se, me këtë vendim do të ulet ndotja e ajrit në Pollog.

“Jemi të kënaqur që qeveria e njohu iniciativën tonë dhe të subvencionojë vendosjen e filtrave. Besojmë se me këtë ndërhyrje do të zvogëlohet ndjeshëm ndotja e ajrit. Është mirë që qeveria po ndërmerr veprime, ndryshe nga autoritetet e qytetit, që nuk ndan asnjë qindarkë në luftën kundër ajrit të ndotur. Gjithashtu kërkojmë nga qeveria të zgjasë afatin për aplikime sepse, sipas informacioneve tona, shumë kompani prodhuese të mobileve nuk kanë dëgjuar për thirrjen”, tha Xhaferi.

Vlera e subvencionimit arrin vlerën deri më 2.5 milionë denarë, ndërkaq thirrja për aplikim do të përmbyllet më 23 shtator 2019.

Makraduli dhe Xhaferi vizitë përpunuesve të drurit
Makraduli dhe Xhaferi vizitë përpunuesve të drurit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button