Arrestohen 62 aktivistë të Vetëvendosjes (VIDEO)

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në mesin e tyre edhe deputetja Albana Gashi, janë arrestuar pasi janë përleshur me Policinë e Kosovës në hyrje të Qeverisë. Aktivistët ia mësynë Qeverisë dhe tentuan të hyjnë brenda për ta ndalur nënshkrimin e shitjes së Distribucionit të KEK-ut, por u ndaluan nga njësitë speciale të policisë. 

Në krye të këtyre aktivistëve po qëndrojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes. Policia ka përdorur forcën dhe gazin lotsjellës për ta shpërndarë turmën. 
Protesta po vazhdon ende, ndërsa në krye të saj është lideri Albin Kurti. 

Vetëvendosje ka njoftuar se policia nuk po i lejon të hyjnë as në ndërtesën e Kuvendit ku është paraparë të mbahet seanca plenare e radhës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button