Nuset “pushtuan” kalanë e Beratit

Nuset pushtojnë çdo fundjavë kalanë e Beratit, krahas turistëve. Por veç fotografive tashmë po kthehet në drejt edhe organizimi i celebrimeve në zonat e mbrojtura nga UNESCO.

Krahas turistëve të shumtë, nuset mbushin gjatë fundjavës Kalanë e Beratit, transmeton OraNews.

Çiftet e reja i sheh në çdo rrugicë apo zonë muzeale teksa bëjnë fotografi apo videoklipe.

Por për herë të parë një çift kurorëzoi dashurinë në mes të kalasë simbol të qytetit të mbrojtur nga UNESCO.

Për çiftet e reja, cilësohet një moment i veçantë për tu mbajtur mënd, ndërsa nga ana tjetër, nuset i japin gjallëri kalasë.

I njohur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve”, Berati ofron një sërë destinacionesh të turizmit kulturor e historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button