Shqiptari shënon gol, Maqedonia fitoi Serbinë

Mes incidenteve dhe tensioneve është zhvilluar ndeshja e sotme kualifikuese për Botërorin Brazil 2014 në Grupin A mes Maqedonisë dhe Serbisë, fitues i së cilës ishte Maqedonia me rezultat 1-0.

Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët serb kanë shpalosur në tribunë flamurin grek, gjë ka tensionuar situatën. Disa minuta më vonë, forcat speciale maqedonase janë futur mes tifozëve serb duke hequr flamurin ndërsa më vonë, tifozët maqedonas si kundërpërgjigje kanë protestuar dhe fishkëllyer gjatë këndimit të himnit serb.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Agim Ibrahimi, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 60-të.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e parë e Maqedonisë ndaj Serbisë. 

Në Grupin A, Kroacia ka mposhtur Wales ndërsa Belgjika Skocinë me rezultat të njëjtë, 2-0.
Shqipëria fitoi Slloveninë me 1 gol avantazh, shënues ishte Odise Roshi në minutën e 36. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button