Maldini: Presioni ndaj Balotellit i tepruar

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, mendon se ka shumë pritje mbi shpatullat e sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.

Balotelli pritet të startojë në takimin e sotëm kundër Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2014.

“Në Balotellin ka një vëmendje të jashtëzakonshme, dhe nuk besoj se kjo i ka ndihmuar atij. Për Italinë, ka lojtarë të rinj të cilët po ndikohen nga presioni”, ka thënë Maldini./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button