Përsëri përleshje në Spitalin e Tetovës

Nga reparti i Kirurgjisë pranë Spitalit klinik të Tetovës demantojnë se ka ndodhur sulm nga ana e mjekut ndaj pacientit. Sipas pohimeve të tyre, nuk ka pasur sulm fizik.

“Ekipi i kujdestarisë që ka qenë në punë ditën kritike e demanton rastin. Të njëjtët verbalisht janë sulmuar nga pacienti dhe e njëjta është paraqitur në MPB. Mjekët kujdestar F.S, dhe Sh.F njëkohësisht kërkojnë falje publike nga raportuesi për shkak të prishjes së imazhit”, qëndron në demantin deri të gazetarët dërguar me porosi telefonike.

Policia e Tetovës sot e publikoi informacionin se më 08.09.2019 në ora 18:00 në SPB- Tetovë, V.S (67) nga Bërvenica ka lajmëruar se të njëjtën ditë në ora 17:30 derisa ka qenë në kontroll në Spitalin klinik në Tetovë është sulmuar fizikisht nga Sh.F, mjek në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button