Kryeministri grek Micotakis komenton takimin e mundshëm me Zaevin

Ende nuk është paraparë ndonjë takim me Zaevin, por është e qartë se në ndonjë moment do të takohem me të, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik të dielën, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Një nga pyetjet drejtuar kryetarit të Qeverisë greke, i përkiste Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq Micotakis përveç që e përsëriti qëndrimin e Demokracisë së Re edhe derisa ishte opozitë, se është “marrëveshje e dëmshme nacionale”, tha se të njëjtën e ka thënë edhe gjatë të gjitha takimeve të tija ndërkombëtare, por edhe duke shtuar se “kjo marrëveshje është marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti grek, ndërsa sipas kësaj nuk ndryshohet” dhe paralajmëroi kontroll të rreptë të procesit të zbatimit.

Kryeministri grek e përsëriti se nevojitet “mbrojtje e prodhimeve maqedonase” dhe “mbështetje për brendin Maqedoni”, ndërkaq e përmendi edhe fushatën komunikuese në nivel global.

LEXO: Kryeministri grek: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button